Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi marrëveshjen Rama-Meloni për pranimin nga Shqipëria të emigrantëve të paligjshëm afrikanë që kapen në ujërat pranë Italisë. Burime të Top Channel thanë se pesë nga nëntë e anëtarët e Gjykatës e cilësojnë si në përputhje me kushtetutën paktin e firmosur në Romë mes kryeministrit shqiptar dhe homologes së tij italiane. Pak javë më parë, grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit, por edhe Partia Demokratike depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.