Kryeministri Edi Rama ndërsa ka qenë pjesë e një takimi tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian në Bavari të Gjermanisë, gjatë konferencës me homologun e tij bavarez, Markus Söder u ndal tek integrimi në BE. Ai tha se Shqipëria është pjesë e Europës nga gjeografia, e vendosur në mes Europës dhe Bashkimit Europian.