Gati 18 mijë tifozë mbushën stadiumin Air Albania për të ndjekur miqësoren mes Partizanit dhe Romës. Miqësorja e luksit u konceptua si një mbrëmje festive, ku vecc futbollit pati edhe muzikë me këngëtarin Noizy. Mes tifozëve në këtë ndeshje ishte edhe Kryeministri Edi Rama. I njohur si tifoz i ‘Demave të Kuq’ Rama u ul pranë këngëtarit Noizy me të cilin ndau edhe një foto duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës.