Pas takimit madhështor në stadiumin ‘Galatsi’, me emigrantët shqiptarë në Greqi, për të folur për vizionin e Shqipërisë 2030, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama largohet nga Athina. Vizita e kryeministrit Rama vjen në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste e cila ka në fokus forcimin e lidhjeve me bashkatdhetarët.