Kryesocialisti Edi Rama thirri këtë të hënë në një mbledhje drejtuesit politik në qarqe të Partisë Socialiste. Mbledhja u bë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit. Burimet pohojnë se Rama u ka vënë afat 11 janarin drejtuesve politikë të qarqeve që të përfundojnë listat me identifikimin e votuesve potencialë të Partisë Socialiste në diasporë.