Opozita është bashkuar në një zë kundër Presidentit Bajram Begaj për dekretimin e ndryshimeve të miratuara nga socialistët të ligjit për komisionet hetimore në Kuvend. Kritika vërshtuan s inga grupimi Berisha-Bardhi, ashtu edhe nga deputetët mbështetës të Lulzim Bashës. Por, Presidentin e ka marrë në mbrojtje Kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se sulmi ndaj Begajt është presion që ai të bëhet palë me opozitën në konfliktin e saj me mazhorancën, ndërsa paralajmëron se shumë shpejt do të marrë fund edhe kaosi në seancat plenare.