Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën e 28 marsit, grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, me në fokus çështjet territoriale dhe strategjinë e komunikimit. Punimet do të çelen në orën 11 me fjalën e shefit të ekzekutivit, Edi Rama dhe kryetarit të grupit, Taulant Balla. Më pas, sipas agjendës që Top News disponon, do të raportojnë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli dhe bashkëkryetari i komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku. Takimi vjen pak ditë pas dakordësisë së arritur në komision me opozitën për kalendarin e dëgjesave, megjithatë udhëzimet e Ramës kanë qënë për një ritëm më të shpejtë punimet për të finalizuar reformën në muajin korrik.