Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të grupit parlamentar dhe qeverisë kanë mbërritur te Pallati i Brigadave, ku do të diskutohet për çështje të Kadastrës dhe strategjinë e komunikimit. Sipas agjendës që Top News disponon, do raportojë drejtoresha e ASHK, bashkëkryetari i komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku dhe ministrja Erjona Ismaili. Punimet çelen me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit Taulant Balla.