Kryesocialisti Edi Rama mblodhi në kryesinë e Kuvendit këtë të hënë grupin parlamentar. Pjesë e mbledhjes ishte dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra pas vendimit të Kushtetueses që vendosi të rrëzojë ankimimin e kryeministrit Rama dhe të lë në fuqi vendimin e GJKKO. Gjatë mbledhjes mësohet nga burime se rama nuk ka artikuluar mundsinë e dërgimit të kësaj çështjeje në Komisionin e Venecias. Po ashtu numri një i socialistëve ka përjashtuar çdo mundësi për ndërhyrje ne reformën ne drejtesi. sipas burimeve mësohet se ai ka thënë se do të marrë konsulencë ndërkombetare juridike duke qene se mund te hapet precedenti për pezullimin e cdo anetari të kabinetit qeveritar duke pasur si referencë mos arritjen e një vendimi përfundimtar nga ana e Kushtetueses.