Dëmet e shkaktuara pas reshjeve masive të shiut do të vlerësohen nga autoritetet përkatëse dhe do të përgatitet dëmshpërblim për banorët e prekur nga përmbytjet. Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër situatën në Novoselë, nga ku deklaroi se kryeministri Edi Rama do të mbledhë komitetin ndërqeveritar të emergjencave ku do të adresojë çështjen e dëmshpërblimeve.