Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të premte në seli drejtuesit e qarqeve, me fokus rienergjizimin e Partisë Socialiste dhe turin me diasporën të cilin e nis në 12 maj në Greqi, më tej në Itali, Londër e disa kryeqytete të tjera europiane. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Sipas burimeve, drejtuesit politikë të qarqeve do të bëjnë një analizë të punës në terren, si edhe do të raportojnë mbi objektivat e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.