Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të gjithë grupin parlamentar, si dhe ministrat e kabinetit. Urdhri për mbledhjen u është shpërndarë deputetëve me kërkesën që asnjë nuk duhet të mungojë. Mbledhja do të mbahet të martën paradite, pasi e hëna është ditë pushimi zyrtar prej Pashkës ortodokse.