Kryeministri Edi Rama përsëriti mbështetjen e Partisë Socialiste për SPAK-un, por përsëriti gjithashtu edhe kritikat ndaj prokurorisë së posaçme, për mungesë profesionalizmi dhe integriteti në disa raste. Rama nuk përmendi rastin e Veliajt, por gjatë përgjigjes për një qytetar kërkoi nga prokurorët e posaçëm që të respektojnë dinjitetin njerëzor të të hetuarve.