Rexhep Taip Erdogan do të kërkojë një tjetër mandat për të vijuar të udhëheqë vendin, gjë që e bën prej vitit 2002. Në krah të liderit turk është rreshtuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e cilësoi 14 majin si një ditë shumë të rëndësishme jo vetëm për kombin turk, por edhe për më gjerë rajonin e Ballkanit. Kryeministri vlerësoi maksimalisht vizionin, kurajon dhe vulnetin e presidentit turk, teksa tha se falë këtyre cilësive, Turqia u kthye në shembullin e një transformimi fantastik, duke u fuqizuar në të gjithë aspektet.