Kryeministri Edi Rama i ka dërguar letër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, pasi ky i fundit vizitoi Shqipërinë në 15 shkurt. Teksa ka publikuar letrën drejtuar Blinken, Rama shpreh mirënjohje dhe riafirmon angazhimin e palëkundur të qeverisë shqiptare për aleancën me Shtetet e Bashkuara dhe synimet e përbashkëta për promovimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.