Gjykata e Apelit në Tiranë u shpreh për vulën e PD-së, duke shpallur nul vendimin e 25 Marsit të Vitit të kaluar dhe duke rikthyer çështjen përigjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Ky vendim u trumbetua si një fitore nga avokatët e grupimit të Enkeleid Alibeajt, të cilat pasi dolën nga gjykata, deklaruan se gjykata foli drejt, duke rëzuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhugri thuajse një vit më parë. Ata gjithashtu deklaruan se që nesër, Partia Demokratike do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.