Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Malit të Zi për të marrë pjesë në samitin e radhës mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Rama ka mbërritur në vendin fqinj ditën e mërkurë. Vizita ka nisur me një darkë informale pune mes udhëheqësve të rajonit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.