Top News – Rama kritikon BE. ‘Burokracitë në vendimmarrje po e dëmtojnë’
24/05/2025 11:40
Në një bashkëbisedim me Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar ekonomik që u mbajt në Tiranë; kryeministri Edi Rama e konsideroi problematike vështirësinë e vendimmarrjes mes vendeve brenda Bashkimit Europian.