Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen daneze, kryeministri Edi Rama u pyet për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet shqiptare. Rama tha se citimet dhe kritikat vijnë nga një deklaratë gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet. Ai theksoi se ato ishin shprehja 100 për qind e vullnetit të popullit shqiptar. Kryeministri shtoi se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë akoma si ato në Danimarkë, por tha se po përmirësohet zgjedhje pas zgjedhje.