Sulmi terrorist në Banjskë dhe shpallja e pajustifikuar e zisë kombëtare nga Beogradi u dënuan ashpër nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kroat, Andrej Plenković, të cilët në konferencën e përbashkët në Zagreb kërkuan njëzëri që Komisioni Europian të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, njëjtë sikurse pak kohë më parë vendosi ndaj Kosovës.