“Unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie.” Shqipëria nuk kërkon gjë tjetër nga Greqia veç reciprocitet në trajtimin e minoriteteve dhe kujdesit reciprok të bashkëkombësave. Me këtë mesazh kryeministri Edi Rama kujtoi për Athinën zyrtare të drejtat e besimit, gjuhës dhe pronës, që nuk i janë mohuar asnjëherë minoritetit nga pala shqipare.