Pas zhvendosjes së Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, të tjera drejtori pritet që të lëvizen. Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” tha se Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv me sportele, e radha, në atë online, që synon të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët të marrin aty për aty shërbim.