Kryeministri Edi Rama shprehu pikëllim të thellë për atentatin nga kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale paraqitet në një gjendje shëndetësore më të stabilizuar. “Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i tmerrshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm.” – shprehet Rama në platformën X.