Kryeministri Edi Rama priti përfundimin e zgjedhjeve në Himarë për t’u kthyer përgjigje akuzave se u ka dhënë familjarëve të vet 22.4 hektarë toka në Vuno. Kreu i Qeverisë thotë se burimi i këtyre akuzave, që i quan ‘çorbë e madhe me gënjeshtra për pronat’, është në Athinë, ndërsa në Tiranë këto gënjeshtra u shpërndanë nga opozita.