“21 janari është krim shtetëror. Për krimin shtetëror duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmbëzën por ata që urdhëruan hapjen e zjarrit me plumba të vërtetë për njerëz të pafajshëm.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste në Vlorë, teksa foli për hetimet për 21 janarin. Teksa tha se drejtësia mund të vonojë, theksoi se nuk ka për të munguar.