Kryeministri Edi Rama u prit me nderime të larta ushtarake në Francë. Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës vijuan protokollin e ceremonisë e më tej Kryeministri Rama i shoqëruar nga Komandanti i Trupës parakaloi para togave të Gardës. Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, u përçuan mesazhe të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Macron njoftoi një hua prej 120 milionë eurosh që do të shkojë në drejtim të reformarve ekonomike në Shqipëri.