I dërguari I Bashkimit Europian për Ballkanin Miroslav Lajçak, ka zbuluar se unioni është duke u mbështetur tek Kryeministri EdI Rama për uljen tensioneve Kosovë -Serbi, duke thënë se ai po luan një rol konstruktiv për të zbutur krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Ai ka folur rreth propozimit të Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën, nga e cila sipas tij “Kurti dhe Vuçic nuk do të dilnin pa arritur marrëveshje”.