Një moment i kryeministrit Edi Rama teksa ecte në rrugët e Romës ka bërë xhiron e rrjetit. Pak para fillimit të takimit me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, shefi i ekzekutivit është shfaqur i tensionuar në një bisedë telefonike. Detajet e kësaj bisede janë të pakta, por duket se Rama i ka ashpërsuar tonet me dikë, të cilit i referohet si ‘bashkëkryetar’ dhe i kërkon llogari se përse po bëhet pengesë.