Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të enjte turin dy ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, me agjendën për të diskutuar në prag të takimit që do të mbahet në tetor në Tiranë, për Procesin e Berlinit. Turi I vizitave të Ramës nisi nga Maqedonia e Veriut, ku u takua me homologun e tij Dimitar Kovacevski, teksa të dy dolën edhe në një konferencë për shtyp, para drekës së punës, organizuar mes stafeve përkatëse.