Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të enjte turin dy ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, me agjendën për të diskutuar në prag të takimit që do të mbahet në tetor në Tiranë, për Procesin e Berlinit. Rama ka publikuar në rrjetet sociale edhe agjendën e takimeve gjatë këtyre dy ditëve, teksa vizita nis nga Maqedonia e Veriut, ku janë planifikuar takime, konferencë për shtyp dhe drekë pune me homologun e tij Dimitar Kovaçevski.