Kryeministri Rama mori pjesë këtë të martë në punimet e edicionit të 9-të Forumit “Future Investment Initiative”, - një prej platformave më të rëndësishme globale për inovacionin, teknologjinë dhe investimet e qëndrueshme, të mbajtur në Riad të Arabinë Saudite. Kreu i qeverisë zhvilloi takime me personalitetee të ndryshme ndërsa ishte i ftuar dhe në panelin e diskutimit A po shkon njerëzimi në drejtimin e duhur?”, ku u pyet për çështjen e sigurisë në Europë. Ai tha se situata ësë tejet shqetësuese sepse palët po mendojnë vetëm për armatime e jo për paqen.