Në një kohë kur qytetarët protestonin në mbarë vendin, kryeministri Rama zhvilloi një komunikim në rrjetin social “Facebook”, rreth situatës aktuale. Nga zyra e tij, kreu I qeverisë pohoi masën e cila do të merret në orët në vijim, që pritet të sjellë zgjidhje. Në përfundim, kryeministri Rama ka pohuar se të premten do të zhvillojë takimin me furnizuesit e naftës në vend. Në anën tjetër qytetarët kanë premtuar se protestat do të jenë të përditshme deri sat ë kemi realitet uljen e çmimeve.