Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me situatën e krijuar në seancën e parë konstituive të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri publikoi një komunikim, që I referohet ministrisë së krijuar me inteligjencë artificiale për prokurimet publike, të quajtur ‘Diella’, lidhur me reagimet e opozitës.