Edi Rama do të mbledhë pasditen e të hënës në Pallatin e Brigadave kandidatët fitues të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit. Takimi është konceptuar si një ceremoni festive për të kremtuar rezultatin elektoral, ku do të përcillet një mesazh falenderues nga Edi Rama, por do të theksohen edhe mbi përgjegjësitë që u është ngarkuar socialistëve këtë mandat të katërt me shumicën gati cilësuese prej 83 mandatesh.