Kryeministri Edi Rama hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokratike se Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Engjëll Agaçi është arratisur dhe se SPAK i ka sekuestruar laptopin e tij personal. Rama thotë se Agaçi është larguar në Itali për arsye shëndetësore, ku po kurohet në gjendje të rëndë.