‘Pikërisht me shënimin e mëparshëm lidhet shënimi tjetër për ekonominë, e cila vijon të rritet dhe ruan trendin e vet pozitiv. Shifrat e publikuara të rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025 japin një pasqyrë të qartë të ecurisë së qëndrueshme ekonomike të vendit dhe përcaktojnë qartësisht se edhe në tremujorin e katërt, rritja shkoi në afro 4%, një tregues që konfirmon vazhdimësinë e një ritmi të qëndrueshëm zhvillimi gjatë gjithë vitit të shkuar dhe viteve të mëparshme.