Dita e Verës bëri bashkë në Elbasan, vendlindjen e kësaj feste, Edi Ramën dhe Sali Berishën. Kryeministri dhe ish-kryeministri uruan qytetarët me rastin e kësaj dite dhe u ndalën të vizitojnë disa nga aktivitetet e organizuara me këtë rast. Urimi i bëri bashkë, por ata u ndanë në këndvështrimin mbi gjendjen e vendit sot. Mijëra qytetarë iu bashkuan festimeve në qytetin e Elbasanit, ku bashkia kishte organizuar disa aktivitete.