Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka publikuar pamjet nga takimi me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç. Rama dhe Abazoviç mbërritën ditën e sotme në Ukrainë, ku vizituan zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin dhe ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase. Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës edhe Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.