Kryebashkiakët e vendit u mblodhën në Pallatin e Kongresit, për të bërë bilancin e punës, kur na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet lokale të vitit 2023. Takimi i përbashkët mes pushtetit qëndror dhe atij lokal, zgjati për rreth 4 orë, duke nxjerrë në pah një bilanc aspak pozitiv. Kryeministri Edi Rama, ashpërsoi tonet përsa i përket financave të bashkive të vendit. Përballë kryetarëve të bashkisë, Rama deklaroi se tashmë do të ketë zero tolerancë për bashkitë që nuk gjenerojnë të ardhura.