Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, që në muajt e fundit ka qarkulluar si ide në qarqet mediatike, ndonëse e venitur. Në takimin me dyer të mbyllura në Shëngjin, një fokus të veçantë mori edhe prezenca e deputetëve në seanca plenare dhe performanca e tyre në zonat elektorale. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe më herët rritjen e prezencës së deputetëve të Partisë Socialiste si në jetën elektorale ashtu edhe në atë parlamentare.