Festa katërditore “Atreju” mbledh në Itali liderë europianë, sipërmarrës dhe eksponentë të politikës vendase. Sipas “Corriere della Serra” i ftuari i kryeminsitres italiane është edhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, i cili më herët pritej të mbërrinte në festë me marrëveshjen e ratifikuar në Kuvend për menaxhimin e flukseve të emigrantëve, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese bëri që të dyja qeveritë të mbeten në pritje të vendimmarrrjes së drejtësisë.