Ish-kryeministri Sali Berisha, e konsideron si ndërhyrje në fushatën elektorale në Turqi, deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbështetje të Presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Në një deklaratë për mediet i konsideroi lidhjet mes Ramës dhe Erdogan si lidhje në funksion të pushtetit të tyre, teksa kryesocialistin e akuzoi për manipulim të zgjedhjeve.