Vijon turi elektoral i Sali Berishës, që të miartën pasdite është ndalur në Vaun e Dejës, për të prezantuar atje kandidatin e Rithemelimit për kryetar bashkie, zotin Zef Hila. Ky i fundit është aktualisht deputet i Partisë Demoraktike për qarkun e Shkodrës, por ka vendosur të dorëzojë mandatin, me synimin për të marrë drejtimin e bashkisë.