Në prag të nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në periferi të kryeqytetit, kryeministri Edi Rama mohoi lajmin për shkarkimin e ministers së Financave, Delina Ibrahimaj. Pas kryeministrit, ishte edhe vetë ministrja Ibrahimaj, e cila deklaroi se as nuk ka dhënë dorëheqjen, e as nuk është shkarkuar, por vijon punën në krye të ministrisë së Financave.