Çështja Xibraka, dhe vendimi i SPAK për të përfunduar hetimet mbi informacionet e nisura nga Gazment Bardhi, se Olsi Rama mund të ishte i përfshirë, nxori këtë të diel numrin një të qeverie në një video mesazh për qytetarët. Sipas tij, kjo ishte një tjetër përpjekje, këtë herë nga Gazment Bardhi, për ta bërë pis, duke rikthyer në vëmendje akuzat bërë ndër vite për të. Por Rama nuk qëndroi me kaq, ai paralajmëroi një depozitim në SPAK një kallëzim për Bardhin, për atë që e konsideroi si ‘Babalja 2’.