Kryeministri Rama çeli siparin e Podcasteve me sportistët elitarë të cilët kanë marrë gradën kolonel. Të ftuarit e pare të kreut të qeverisë, në episodin “Krenari”ishin sportistët Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Rama e konsideroi lehtësim vendimin e qeverisë për t’u dhënë sportistëve elitarë mundësinë për të marrë grada honorifike nga kolonel, nënkolonel e deri tek major.