Kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh si përfaqësues i Qarkut të Vlorës në Parlament ka zgjedhur që në Kuvendin e ri të përfaqësojë qytetarët e Durrësit. Sikurse pasrashikon neni 67 i Kodit Zgjedhor, kryetarët e partive apo të koalicioneve , të cilët kishin të drejtë të kandidonin në më shumë se një qark në zgjedhjet e 25 Prillit, janë të detyruar që pas fitimit të mandatit në më shumë se një qark të zgjedhin vetëm njërin prej tyre.