Lideri i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook pas arrestimit të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Duke publikuar një mesazh që ia kanë dërguar, Berisha akuzon se urdhër-arresti për Vangjush Dakon ishte firmosur që të premten, por arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit u bllokua për katër ditë nga kryeministri Edi Rama.