Nga Kamza, ku mori pjesë në takimin e radhës konsultativ me prindër e mësues për sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapësirat digjitale, kryeministri Edi Rama tha se vrasja se 14-vjeçarit u përdor politikisht dhe në mënyrë abuzive. Kreu i qeverisë njoftoi se qeveria ka gati një projekt të madh që është ai i vendosjes së kamerave inteligjente në shkolla. Kjo falë bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara, ku dhe ky sistem është instaluar me sukses.