Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Rishi Sunak, me në fokus intensifikimin e bashkëpunimit për frenimin e emigracionit të paligjshëm. Detajet i ndau qeveria britanike, ku përmes një deklaratë zyrtare thotë se dy homologët diskutuan për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, në fushatë e tregtisë dhe investimeve.